Vidhte monopatina dhe motorë në Tiranë, policia arreston 28-vjeçarin

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili vidhte monopatina dhe motorë nëpër kryeqytet dhe më pas i shiste ato.

Pas kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mono 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së fundit, ka vjedhur në zona të ndryshme të Tiranës, 2 monopatina dhe 1 motomjet, të cilat më pas i ka shitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?