Vihen në pranga 3 shtetas në Durrës, për vepra të ndryshme penale
Në qytetin e Durrësit janë kryer tre arrestime, të 20-vjeçarit me inicialet E.T pasi ka vjedhur sasi nafte në një subjekt privat, është vënë në pranga një 42-vjeçar me inicialet A.B pasi ka ushtruar dhunë mbi bashkëshortene tij dhe gjithashtu është arrestuar në flagrancë 37-vjeçari me inicialet N.L pasi ka kundërshtuar me forcë një punonjës policie për vendosjen e një mase administrative.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka vjedhur një sasi nafte në një subjekt privat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë Rrugore, për vendosjen e një mase administrative.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

