Vihet në sekuestro preventive resorti ku u mbajt Jan Prenga

Prokuroria vendos sekuestro preventive resortit “Golden” në Shijak ku u dërgua Jan Prenga pasi u mor peng mesditën e 17 janarit 2020.

Sipas policisë 49 vjeçari humbi jetën rrugës pasi kishte humbur gjak nga të rrahurat.

Pritet ezekutimi i 6 urdhërarresteve- Për ngjarjen e Kamzës dyshohen 11 persona. Nga ana e prokurorisë janë firmosur 11 fletë arreste, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 5. Personat e përfshirë në ngjarje janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së garazhit të resortit, kamerat e tjera janë shkatërruar nga pronarët e resortit. Kamera ka fiksuar dhe trupin e Prengës. Ata e kanë qëlluar me thikë që në Kamëz dhe ka humbur shumë gjak. Një ditë pas ngjarjes është marrë urdhër nga gjykata për vënien në përgjim të familjarëve të Prengës, ku më pas është identifikuar grupi i Shijakut.

RENEA ka ushtruar sot kontrolle në magazina te braktisura dhe biznese në Shkodër. Lexoni detaje nga operacioni i RENEA-s

/Ora News

SHKARKO APP