Vihet nën kontroll zjarri te pallati në Komunën e Parisit, një nënë dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie
Tre makina të djegura dhe të gjithë banorët e evakuuar, është bilanci i zjarrit që ra në katin nëntokë të kompleksit “Kika” në zonën e Komunës së Parisit. Bëhet me dije se janë djegur nga zjarri 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar.
Një nënë dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor.
”Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike”, thuhet më tej në njoftim policor. Strukturat e MZSH dhe efektivë të policisë po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.
Zjarri, që dogji tre automjete në garazhin e kompleksit, u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të dy mjeteve zjarrfikëse dhe dhjetë efektivëve zjarrfikës. Pavarësisht kontrollit të situatës, ka ende prezencë tymi në zonë. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Por gjithçka është në hetim për shkakun real të djegies.
KOHA JONË SONDAZH

