Vijnë avionët e NATO-s, fluturimi mbi Tiranë sot në orën 11:00

Sot mbi Tiranë do të fluturojnë avionë luftarakë të NATO-s dhe avionë të mëdhenj kontrolli.

Rreth orës 11:00 avionët pritet të shfaqen në hapësirën e Shqipërisë me zhurmën e tyre të fortë. “Ne oren 10.55 deri ne 11.00 do te kryehet fluturimi demonstrativ i 5 avioneve te NATO: AWACS; 2 F – 16 dhe 2 Eurofighter, F – 2000 A”, bënë me dije burime nga Ministria e Mbrojtjes.

Misioni ajror vjen në ditën e vizitës zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-s, gjeneralit Wolters. Ai mbërrin në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë një bazë ushtarake e NATO-s. Aleanca pritet te investoje atje rreth 50 milionë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë të enjte, në ora 10.30 në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, është planifikuar të zhvillohet ceremonia e pritjes se Komandantit të Forcës Ajrore te NATO, gjeneral Tod Wolters.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, Wolters do ketë një deklaratë të përbashkët për mediat me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?