Vijojnë flakët në malin e Shëngjinit, bllokohet lëvizja e makinave në Lezhë- Shëngjin

 

Flakët që kanë rënë mbrëmjen e djeshme në Malin e Shëngjinit vijojnë dhe mëngjesin e sotëm duke bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve në aksin Lezhë- Shëngjin.

Kjo dhe për shkak të rrëshqitjes së gurëve nga mali.Policia ka bllokuar aksin nga Knalla deri në Shëngjin dhe duke devijuar lëzivjen drejt Kunes.Zjarrfikësit janë përqëndruar në lagjen ”Nënë Tereza” pasi zjarri ka përparuar nga zona lindore duke rrezikuar banesat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E ndihmuar nga era e forte, flakët janë përhapur në të gjithë masivin pyjor. 8 zjarrfikëse janë në vendngjarje, të ardhura nga Laçi, Mirdita, Lezhë. Dy zjarrfikëse kanë ardhur dhe nga ministria e Brendshme

Swiss Digital Mobile Reklama

Pranë vatrave të zjarrit ndodhen edhe disa depozita nafte, të cilat e bëjnë edhe më alarmante situatën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?