Vijojnë investimet në pritat lumore të lumit Shkumbin
Një nga problemet që ka pasur lumi Shkumbin ka qenë dalja e tij nga shtrati në rast shirash. Shumë projekte janë realizuar duke u ndërtuar edhe shumë prita lumore përgjatë luginës së Lumit Shkumbin, për të parandaluar daljen e lumit nga shtrati i cili shkaktonte dëmtime në tokat bujqësore në fshatra.
Investimi i fundit është ndërtimi i një prite lumore në Krastë, tek ish vendi i grumbullimit të plehrave në Elbasan, e cila do t’i japë një zgjidhje pjesë së qytetit ku përshkohet ky lum.
Punimet e ndërtimit të pritës lumore i ka parë nga afër kryetari i bashkisë Gledian Llatja i cili pohoi se “ky është një projekt i madh që ka ndërrmarë bashkia për të futur në rrugën e vet lumin Shkumbin, për të mos pasur dëmtim të tokave.
Punimet po ecim me ritme avancë, dhe parashikohet që të realizohet brenda afateve”.
Duke u ndërtuar tek ish vendi i grumbullimit të mbetjeve në Elbasan, sipas kryebashkiakut. Kjo pritë po ndërtohet tek ish fusha e mbetjeve në Elbasan, e cila tashmë është kthyer drejt një urbanizimi.
“Ne në Elbasan e kemi pasur problem të kahershëm afrimin me lumin Shkumbin, sepse zhvillimi i qytetit këtej e ka perspektivën, sikundër edhe by – pasi është nga krahu tjetër i Shkumbinit. Tashmë është gati në përfundim prita lumore për sistemimin e e tokave të cilave janë në Shushicë dhe Hajdaran. Në Elbasan po vazhdojnë projektet e mëdha dhe Automoto Parku, ndërsa kryesorja është infrastruktura lidhëse”, tha kryebashkiaku.
Kjo pritë rreth 400 metra e gjatë do të lidhet me pritën e vjetër e cila u realizua në bashkëpunim me bashkinë dhe Ministrinë e Bujqësisë, me vazhdimin e pritës për Automoto Parkun, një investim i përfunduar dhe me standarde.