Vijojnë largimet në PS. Jashtë listave, Musa Ulqini, Ditmir Bushati, Eglantina Gjermeni dhe 4 deputetë të Vlorës
Vijojnë largimet nga Partia Socialiste. Ditën e sotme, pak orë para publikimit të listave për kandidatë për deputetë, Edi Rama ka njoftuar largimin e deputetes Eglantina Gjermeni. Lajmin për largimin, Rama zgjodhi t’ja komunikojë Gjermenit në një takim me gratë e PS për 8 marsin.
Burime nga PS bëjnë me dije se dhe deputeti Musa Ulqini nuk do të jenë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit. Gjithashtu në listë jo fituese është dhe ish-ministri Ditmir Bushati.
Gjermeni dhe Ulqini u shtohen listës së të paktën 6 anëtarëve të forumeve të larta të PS që janë larguar nga kanidimin. Gjatë javës së fundit nga PS janë larguar; Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Sadi Vorbsi, Alfred Peza, Eglantina Gjermeni.
Ndryshime rrënjësore ka pësuar listat e kandidatëve të PS në Vlorë. Burime për “Koha Jonë” bëjnë me dije se 4 prej deputetëve aktuale janë përjashtuar nga kandidimi në këtë qark. Ata janë; Fate Velaj, Andrea Marto, Vilma Bello dhe Edmond Leka.
Ndërkohë kryebashkiaku Dritan Leli, i cili vlerësohej si një nga kandidatët e rinj për deputetë nuk ka pranuar të lerë drejtimin e bashkisë.
Emra të tjerë që pritet të largohet nga PS është janë; Sadri Abazit, Adnor Shametit, etj.
Të larguarit nga PS
Vasilika Hysi
Besnik Baraj
Sadi Vorbsi
Alfred Peza
Musa Ulqini
Eglantina Gjermeni
Reme Lala
Fate Velaj
Andrea Marto
Vilma Bello
Edmond Leka
Emra të tjerë që mund të largohen
Sadri Abazi
Adnor Shameti
Lexoni edhe…