Vijojnë ngjarjet në Divjakë, grabitet me armë një pikë këmbimi valutor

Pas plagosjes së kryetarit të Bashkisë së Divjakës, në këtë qytet ka ndodhur një tjetër ngjarje. Një pikë këmbimi valutore është grabitur në qytetin e Divjakës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërkohë që autori nuk është identifikuar ende.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka qenë i vetëm dhe ka vjedhur paratë nën kërcënimin e armës dhe më pas dhe është larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

SHKARKO APP