Vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës, rrugët kalohen pa zinxhirë

Reshjet e dëborës kanë vazhduar edhe gjatë natës së djeshme në qarkun e Korçës, ndërsa në zonat mbi 950 metra mbi nivelin e detit janë shoqëruar me erë. Raportohet se reshjet e dëborës vijojnë të bien, por me intensitet më të ulët.

Trashësia e dëborës varion nga 2 cm deri në 7 cm në zonën e Voskopojës, Qafës së Qarrit dhe rrugën e Dardhës. Më tej, mësohet se deri më tani nuk ka probleme në rrugët, e kalimi në akset e qarkut të Korçës bëhet pa zinxhirë.

Më tej thuhet se kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e rrugëve, duke u nisur edhe nga parashikimet e motit për orët në vijim, ku priten reshje të shtuara dëborë dhe ulje të temperaturave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?