Vijojnë takimet e PS në Elbasan në kuadër të fushatës “Punët e Shqipërisë”
Në kuadër të fushatës “Punët e Shqipërisë”, vijojnë takimet e organizuara nga Partia Socialiste në qytetin e Elbasanit, me fokus forcimin e dialogut të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe adresimin e problematikave të përditshme të komunitetit.
Në një nga këto takime, Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, së bashku me deputeten Aulona Bylykbashi, kryetaren e PS në Elbasan Ermira Urupi dhe ekipin e Lagjes Haxhias, Rajoni 5, nisën një proces të rienergjizimit të strukturave dhe rritjes së bashkëpunimit me banorët.
Takimet synojnë të krijojnë një hapësirë të hapur diskutimi, ku qytetarët jo vetëm të vlerësojnë arritjet dhe punët e realizuara ndër vite, por edhe të shprehin shqetësimet dhe nevojat e tyre konkrete. Thelbi i kësaj fushate mbetet pikërisht balancimi mes vlerësimit të punëve të mira dhe evidentimit të problematikave që kërkojnë zgjidhje.
Përfaqësuesit vendorë dhe politikë theksuan se vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimit me komunitetin mund të ndërtohen ura besimi dhe të hidhen hapa të qëndrueshëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët e Elbasanit.
Takimet do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit, duke përfshirë sa më shumë qytetarë në këtë proces dëgjimi dhe reflektimi mbi zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.
KOHA JONË SONDAZH
Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?
Results
Vota totale: 6842

