Vijon aksioni i sigurisë ushqimore – AKU bllokon lokalin në Durrës, tregtonte produkte pa etiketë!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sërë produktesh si qumësht, ujë, pije freskuese, ketchup dhe majonezë në një lokal plazhi në Durrës. Drejtoria Rajonale e AKU në Durrës ka konstatuar se produktet  kishin mungesë etikete në gjuhën shqipe.

Subjekti Xh.K ushtronte gjithashtu aktivitetin si fast-food në kundërshtim me ligjin (ndërkohë që rezulton i regjistruar si bar-kafe) dhe nuk dispononte sistem gjurmueshmërie për produktet.

Për kundravajtjet e konstatuara, AKU mori masa administrative si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Gjobë me vlerë 50.000 lekë për etiketim produkti në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe rregullatore.
  2. Gjobë me vlerë 100.000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.
  3. Bllokim i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit “fast-food” duke qenë se subjekti ishte i regjistruar vetëm si bar-kafe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?