Vijon aksioni për hidrokarburet, arrestohet pronari i një pike shitje

 

Ka vijuar edhe gjatë së enjtes operacioni në fushën e hidrokarbureve, i cili ka nisur 4 ditë më parë.

Gjatë ditës së sotme bëhet e ditur se janë kontrolluar 13 subjekte, nga të cilat 7 u proceduan penalisht, përkatësisht 3 në Fushë-Krujë dhe 4 në Kamëz.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një pronar i një pike shitje karburantesh në Fier, ndërsa janë bllokuan dhe dy pika shitje karburantesh dhe u konfiskua karburanti në depozita.

SHKARKO APP