Vijon aktiv zjarri në fshatin Zhamë në Lushnjë, shoqërohet në polici autori 58-vjeçar

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 58-vjeçar pasi dyshohet se duke djegur mbeturinat në fshatin Zhamë të Lushnjës, janë përfshirë nga flakët edhe sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre.

”U shoqërua dhe po kryhen veprimet e mëtjeshme hetimore procedurale për shtetasin R. Z, 58 vjeç, i cili ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me ullinj dhe pemë të ndryshme në fshatin Zham”,-njofton policia.

Policia thotë se në vendngjarje ndodhet grupi i drejtimit të DVP Fier, shërbimet e Policisë Fier, disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe shërbimet zjarrëfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?