Vijon bojkoti, studentët tymuese te Ministria e Arsimit dhe para Kryeministrisë

Një grup studentësh janë vendosur para kryeministrisë duke protestuar. Ata këndojnë “ejani mblidhuni këtu, këtu” dhe kanë ndezur tymuese.

Protesta e studentëve sot paradite ishte përqëndruar kryesisht brenda Fakulteteve. Bojkoti i mësimit vijoi duke nxjerrë në korridore bankat dhe karriget.

Rreth orës 11:00 një grup studentësh u mblodhën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ku ndezën edhe tymuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata përsëritën thirrjen për rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas studentët vazhduan marshimin drejt Kryeministrisë, Kuvendit, Presidencës dhe Ambasadave të SHBA dhe BE-së.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/2285174698361080/

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/341351046596537/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?