Vijon “lufta tregtare” me Maqedoninë, bllokohen 4 kamionë

 

"Lufta tregtare" me Maqedoninë, siç e cilësoi vetë ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, duket se po vazhdon ende.

Kështu, mësohet se katër kamionë me domate janë bllokuar në pikën doganore të Qafë-Thanës nga pala maqedonase, ndërsa një ditë më parë të tjera prodhime u bllokuan në Blladë.

Teksa vendi fqinj pretendon se shkak për ndalimin është verifikimi i cilësisë së produkteve.

Nga ana e tij, mnistri shqiptar i Bujqësisë deklaroi se ngjarje të kësaj natyre duhet të evitohen me bashkëpunim mes vendeve, duke njehsuar praktikat, procedurat, standardet, duke zbatuar jo në mënyrë diskriminuese marrëveshjet fitosanitare sepse gjërat bëhen edhe në emër të tyre.

“Këto ngjarje marrin edhe trajtën e luftrave tregtare. Jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ndërkohë nga pala maqedonase nuk ka asnjë version zyrtar për këtë bllokadë dy ditore.

SHKARKO APP