Vijon mbjellja e kanabisit në Shqipëri. Ja ku u gjet parcela e radhës

Pavarësisht deklaratave që bëhen çdo ditë nga ana e zyrtarëve të lartë sa i përket luftës kundër kanabisit duket se kultivuesit e lëndëve narkotike janë akoma përpara shtetit.

Edhe gjatë ditës së stome është zbuluar një tjetër parcelë kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijojnë aksionet për identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike në rrethinat a Krujës. Burime policiore bëjnë me dije se në fshatin Zgërdhesh, Krujë, në afërsi të vendit të quajtur “Ligate””, në një sipërfaqe pa pronar, të shpyllëzuar janë gjetur të mbjella dhe u asgjësuan 83 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal. Po ashtu në afërsi të vendit të quajtur “Arrtesh” , në një sipërfaqe të shpyllëzuar, janë gjetur 117 bimë narkotike të dyshuara Canabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë. Neni 284 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?