Vijon paniku në Korçë, dy tërmete të tjera sot
Vijojnë lëkundjet sizmike në qarkun e Korçës. Mëngjesin e sotëm janë shënuar dy tërmete të tjera me magnitudë 3 dhe 2.7 ballë.
Lëkundjet nuk janë ndjerë shumë nga qytetarët, por paniku vijon të jetë i madh, sidomos pas tërmetit 4.7 ballë që ra një ditë më parë.
Tërmetet dje
Dje janë regjistruar katër lëkundje, ku më e forta ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në juglindje të Dardhës, në orën 16:21.
Kujtojmë se prej 1 qershorit, qarku i Korçës u godit nga tërmete të njëpasnjëshme, ku lëkundjet e forta shkaktuan dëme të konsiderueshëm materiale, ndërsa dhjetëra persona mbetën pa shtëpi.