Vijon plazhi, operatorët turistikë: Kemi ende prenotime

Në Shëngjin duket sikur mbyllja e sezonit veror është ende larg, pasi ka një fluks të vizitorëve dhe pushuesve edhe pse jemi në javën e parë të shtatorit. Pushuesit nga Kosova dhe të huajt janë ende të pranishëm në plazh duke qene se edhe moti e ka favorizuar ndjeshëm vazhdimin e sezonit. Operatorët turistik thonë se kjo periudhë ka qenë mjaftë e përshtatshme për pushime dhe i ngjan muajit korrik kur i referohen statistikave duke shtuar se edhe për dy javët e para të shtatorit ka prenotimë në hoteleri. Hoteleria ka qenë në kapacitet thuajse të plotë këtë fillim Shtatori, ndërsa pritshmeritë janë të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?