Vijon protesta tek “5 Maji”, banorët në mbrojtje të shtëpive
Banorët e rrugës ”5 Maji” në Tiranë, e nisën javën me protesta kundër vendimit të Bashkisë për tu shembur banesat. Ata thonë se kanë gjetur planin e fshehur, ku në vend të shtëpive të tyre do të ndërtohen kulla.
”Kërkojmë që të mos prishen shtëpitë tona. Nuk kemi asgjë me askënd. Asnjeri nuk duhet të na cënoj shtëpitë tona pa marrëveshje pa konkratë përfundimtare. Është e padrejtë që të na prishet shtëpia dhe të na thonë se shtëpitë do i merrni pas dy muajsh. Kemi gjetur planin e fshehur, do ndërtohen kulla. Bashkia e Tiranës nuk e publikon projektin. Ju bëj thirrje banorëve që të mos dorëzohen. Tre familje ka mashtruar Bashkia e Tiranës, as një nga ne nuk a firmosur kontrata”.
KOHA JONË SONDAZH

