Vijon që të shtyhet gjyqi, Tahiri kërkon rillogaritjen e kohës së burgut
Vijon që të shtyhet gjyqi në Gjykatën e Elbasanit, ku ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërkon rillogaritjen e periudhës së burgut, duke marrë parasysh periudhën e provës si kohë dënimi.
Seanca e planifikuar për këtë të premte, kjo pasi Prokurori i çështjes kërkoi kohë për t’u njohur me aktet voluminoze të dosjes. Tahiri nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati.
“Në respekt të parimit të barazisë së armëve në gjykim, në dobi të drejtësisë me dakordësinë e palëve të tjera në proces, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit dhe për këtë shkak caktoi datën 20.03.2023 ora 10:00 për seancën e radhës”, thuhet në vendimin e Gjykatës.