Vijon ulja e shifrave, 2 viktima dhe 38 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Në Shqipëri vijon ulja drastike e shifrave nga pandemia e Covid-19. Në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 2 pacientë dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2399. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur betejën me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Po në 24 orët e fundit janë kryer 1,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë. ”Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19”,-mbyllet njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Statistika 

Raste të reja ditore 38
Të shëruar në 24 orë 872
Të shtruar në spitale 123
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1,762
Testime totale 641,968
Raste pozitive 131,276
Raste të shëruara 111,792
Raste aktive 17,085
Humbje jete 2,399

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14308
Fier 849
Shkodër 399
Durrës 249
Korçë 274
Gjirokastër 255
Vlorë 243
Elbasan 131
Kukës 103
Dibër 101
Berat 93
Lezhë 80

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?