Vijonte të mos i bindej urdhrit, pogradecarit i mbyllet lokali, gjobiten edhe 10 klientët që u gjetën brenda

Pronari i një lokali në qytetin liqenor është gjobitur një milion lekë dhe është mbyllur, pasi për të disatën herë nuk i është bindur urdhrit për të mbyllur aktivitetin.

Pas disa paralajmërimeve, sot inspektorët e kanë konstatuar sërish hapur lokalin duke e gjobitur një milion lekë, ndërsa në bazë të Aktit Normativ mbyllet për gjashtë muaj.

Ndërkohë që ndëshkimit nuk i kanë shpëtuar as klientët që ishin në lokal. Report Tv raporton se 10 qytetarët që ishin brenda në lokal janë gjobitur 10 mijë lekë secili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?