Viktima e aksidentit në Koplik ishte bashkëshortja e shoferit, ja si ndodhi ngjarja
Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i kësaj të mërkue në aksin rrugor Kolik-Dedaj, ku humbi jetën një 57 vjeçare.
Informacionet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të makinës nga drejtuesi.
Ndërkohë më parë ngjarja u raportua se nga aksidenti kishte humbur jetën një këmbësore, por që sipas policisë tashmë rezulton se viktima ka qenë bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, e cila pas humbjes se rrotullimit të makinës ka dalë nga mjeti, duke perfunduar ne rruge.
Njoftimi policisë:
Ne vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Koplik-Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e Zhajës”, fshati Zagorë , Malësia e Madhe ju informojmë se:
Nga hetimet paraprake dhe nga deklarimet e drejtuesit te mjetit, mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti është përplasur me sinjalistikën anësore, dhe ka dalë në skarpatin e rrugës. Në automjet udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasja Gj. D. 57 vjeçe e cila ka dalë nga mjeti gjatë rrotullimit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.