Viktima e koronavirusit qëndroi dy muaj në Bolonja; u kthye e infektuar

Shqipëria shënoi viktimën e parë të koronavirusit, ndërkohë që kanë dalë në pah disa detaje lidhur me të. Sipas burimeve bëhet e ditur se zonja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur ka qenë në Bolonja tek fëmijët e saj dhe ka qëndruar për afro 60 ditë. Por është detyruar të kthehet, edhe pse Italia ishte në listën e vendeve me rrisk të lartë koronavirusi, pasi një i afërm i saj ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve nga Spitali i Durrësit, gruaja ka marrë pjesë edhe në varrim, duke e shtuar më shumë frikën e infektimit të personave të tjerë. Ajo ka pasur probleme të tjera me shëndetin, por nuk u ka treguar mjekëve se ishte kthyer nga Italia.

Kjo ka bërë që vetë mjekët të futen tashmë në izolim, në pritje të analizave të tyre. Ndërkohë edhe familjarët e saj të vetëkarantinuar do t’u nënshtrohen analizave për të parë nëse janë apo jo të infektuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?