Viktima e parë nga koronavirusi, Ministria: S’mundi të mbijetojë

Në një dalje për mediat, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje lidhur viktimën që humbi jetën në spitalin e Durrësit nga koronavirusi. Rakacolli tha se pacientja që ndodhej e izoluar nuk mundi të mbijetoj si pasojë e komplikacioneve të rënda.

”Pacientja që ndodhej e izoluar në Durrës nuk mundi të mbijetoj si pasojë e komplikacioneve të rënda si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass. Pavarësisht përpjekjeve nga mjekët pacientja nuk mundi të mbijetoj. Sot paradite nga ana e ekipit është kërkuar transferimi i saj në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, por pacientja nuk mundi të mbijetoj”.

E pyetur sërish në lidhje me rastin e pacientes në qytetin e Durrësit, nëse mjekët të cilët janë kujdesur për të janë pajisur me masat e duhura ajo përgjigjet ”Në momentin që është dhënë diagnoza kanë qenë të veshur me mjetet e duhura, mundësia e infektimit është pothuajse 0. Ata që kanë pasur kontakte më herët me të janë të vetëkarantinuar dhe pritet përgjigjja e analizave. Ajo ka qenë në dhomë vetëm. Është një proces, gjë e cila nuk mund të bëhet në moment. Në lidhje me rritjen e çmimeve në farmaci, një ligj për këtë gjë nuk ka, nuk është normale që të bëjnë këtë gjë farmacistët, prokuroria ka nisur një hetim në lidhje me këtë gjë. Pajisjen e të gjithë vendeve që ofrojnë shërbim publik ta kalojnë shërbimin online”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?