Viktima e parë nga përmbytjet në Vlorë

 

 

Situata më problematike paraqitet në qytetin e Vlorës ku është shënuar edhe viktima e parë për këtë vit.Trupi i pajetë i Luan Qarrit rreth 50 vjeç është gjendur në zonën e Rradhimës ku situata është më problematikja për shkak të reshjeve të ditëve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima punonte si roje dhe dyshohet se rrjedha e ujit e ka marë para teksa shkonte për në punë.Disa nga lagjet dhe rrugët kryesore të qytetit janë mbuluar totalisht nga uji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë banesa dhe biznese janë përmbytur, ndërkohë që nga moti i keq është shkëputur energjia elektrike në qytet dhe shumë fshatra përreth.Si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm është bllokuar nga rrëshqitja e dherave aksi Radhimë-Orikum.Vlora është përfshirë nga reshje të shumta që kanë përmbytur, rrugë, lokale, banesa, biznese, parkingje nëntokësore, por edhe bibliotekën e qytetit.

Përmbysje të shumta ka shkaktuar edhe dalja nga shtrati e lumit Gjanica në Fier duke rrezikuar banesat pranë.Grupet e emergjencës janë ngritur për të parandaluar rëndimin e situatës.Ndërkohë që moti i keq pritet që të vazhdojë edhe në fundjavë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?