Viktima në Lezhë babai i tre fëmijëve, rindërtohet skema e vr*sjes. Një grua pa të gjithë ngjarjen
Nikolin Marku (Lekstakaj), rreth 42 vjeç u vra këtë pasdite në fshatin Balldre në Lezhë dhe pista kryesore është ajo e gjakmarrjes. Viktima ka qenë në një market në Balldre, ku ka blerë një pije freskuese dhe kur ka dalë është qëlluar me armë zjarri. Në market nuk ka pasur njeri përveç shitëses, e cila është pyetur nga policia dhe ka dhënë dëshminë e saj.
Sipas saj, një automjet me dy persona kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe janë larguar me shpejtësi. Dyshohet se dy autorët kanë qenë të maskuar, por njëri prej tyre ka pasur rolin e ekzekutorit.
Autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim gjatë gjithë ditës shënjestrën, deri sa e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur. Janë sekuestruar nga policia pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur çdo detaj për vrasjen. /Ballkan Web/
KOHA JONË SONDAZH

