Viktimat e gripit/ Ministria: Ndiqni këto këshilla

Dy raste vdekjesh janë regjistruar pranë Sanatoriumit të Tiranës, të prekur nga gripi. Arben Sula, 46-vjeçari nga Elbasani ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës në Sanatoriumin e Tiranës. Qytetarët thonë se pranë spitalit mungojnë edhe medikamentet kryesore.

Edhe në qytete të tjera ka patur rritje të fluksit të pacientëve, të prekur nga gripi. Sipas mjekëve gripi këtë vit prek mushkëritë dhe sjell vështirësi në frymëmarrje.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vaksinimin, ndërsa thotë se viruset e gripit janë të paparashikueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti i përftuar nga vaksina e kryer më parë, bie me kalimin e kohës. Vaksina ndaj gripit mund të kryhet nga çdo individ mbi 6 muaj”, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndërsa ka publikuar dhe disa këshilla si të sillemi kur jemi më grip.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?