Viktimat fajtorë, Apeli i Korçës liron autorin

Të afërmit e Saimir dhe Vjollca Shaholli, dy bashkëshortëve që humbën jetën mbrëmjen e 4 dhjetorit të aksidentuar nga një makinë kërkojnë drejtësi.

Drejtuesi i automjetit që i përplasi në anë të rrugës nacionale Korçë-Pogradec pak metra para se të mbërrinin në Pocestë tek e bija i është caktuar masa ”detyrim paraqitje” ndërsa në raportin e ekspertimit teknik thuhet se dy viktimat po ecnin të shkujdesur në rrugë dhe kjo është bërë shkak për ngjarjen fatale.

”Dëshmitarët thonë se kanë qenë mbi 150 Kkm/h. Vëllai ishte i shkatërruar. Jam pak fetar dhe besoj se gjynah ta nxjerrim nga varri se kocka më e madhe 15 cm ndërsa kunata ishte thyer ne mes e hedhur 15 metra ne arë. Si thua është normale që paskan marrë dhe fajin me vete. Po shteti shqiptar le ta shpërblejë atë zotërinë meqë paska bërë heroizëm dhe i vrau këta. Kërkojmë të veprojë shteti sipas ligji. të denohet”, u shpreh Bashkim Shaholli, vëllai i viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?