Viktor Marku del me maskë në Gjykatë, “pozon” i qetë për mediat (FOTO)

Del për herë të parë me fytyrë Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës. Fotoja e parë e tij është shkrepur në sallën e Gjykatës Penale, teksa i riu mbante vënë një maskë të bardhë si pasojë e masave ndaj Covid-19.

Është shtyrë për nesër seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës.

“Policia të gjejë autorët e vërtetë”, u shpreh ndër të tjera avokati i Markut.

Pak ditë më parë, Tirana do të tronditej nga një vrasje e bujshme, ku Hekuran Billa u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit. Por çfarë e lidhte Markun me viktimën?

Mësohet se i arrestuari në Malin e Zi është vëllai i Prel Markut, të cilin Billa e kishte vrarë në vitin 2006. Më herët është arrestuar edhe nipi i Viktorit, Sebastian Mali. Ai u shpall në kërkim 1 ditë pas vrasjes së Billës, pasi nuk u gjet në banesë për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Ditën e djeshme, Gjykata Penale e Tiranës vendosi që 22-vjeçari të qëndronte në burg.

SHKARKO APP