Viktor Tusha: Përmirësim të shërbimeve publike dhe rritje të mirëqënies

Kandidati i majtë për kryetar të Bashkisë Lezhë, Viktor Tusha, gjatë një takimi elektoral me banorë të komunitetit të Kallmetit premtoi rritjen e cilësisë së shërbimeve publike dhe të mirëqenies në këtë zonë.

Mungesa e punësimit për të rinjtë, infrastruktura rrugore, pagesat e ulëta të invalidëve dhe punonjësve apo paqartësitë me pronat, janë ndër problemet kyçe që shqetësojnë banorët.

“Vullneti im dhe eksperienca e këtyre 8 viteve në drejtimin e Bashkisë së Lezhës, besoj se do të jenë të mjaftueshme për të bindur të gjithë banorët për të më dhënë besimin e duhur e për të vazhduar rrugën e zhvillimit ekonomik të gjithë komunës së Kallmetit”, tha Tusha gjatë bashkëbisedimit.

Sipas tij, bukuritë dhe resurset që ka kjo njësi e re administrative premtojnë zhvillim dhe mirëqenie për banorët.

Ndërkohë, deputetët e kësaj zone, Gjovalin Kadeli dhe Arben Ndoka, garantuan mbështetjen e tyre ndaj kandidaturës së Viktor Tushaj, ndërsa premtuan se po kështu do të mbështeten nga Parlamenti dhe qeveria edhe projektet e tij për zhvillimin e Lezhës. 

SHKARKO APP