Viktor Tusha: Reforma territoriale do t’i japë impuls zhvillimit të Lezhës

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për bashkinë Lezhë, Viktor Tushaj gjatë takimeve me banorë të Lagjes “Besëlidhja” tha se ndarja e re territoriale do t’i japë një impuls të ri zhvillimit ekonomik të qytetit.

“Reforma administrative territoriale do t’i japë një autoritet tjetër Bashkisë së Lezhës. Krahas resursit njerëzor që ka qyteti, kësaj i shtohet dhe resursi në bujqësi, në vijën bredgetare, etj, të cilat do të garantojnë zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Gjatë prezantimit të platformës elektorale për katër vitet e ardhshme, kandidati Tushaj, vlerësoi mbështetjen e qeverisë shqiptare për realizimin e projekteve madhore, që po japin efektet e tyre në rritjen e standardit të jetës së qytetarëve lezhjanë.

Kandidati i së majtës tha se një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe projektit të qendrës së qytetit, i realizuar me mbështetjen e qeverisë.

Ndërkohë, kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve edhe deputetët e zonës, Gjovalin Kadeli dhe Arben Ndoka, duke e konsideruar kandidatin e kësaj mazhorancë si alternativën më të mirë për qeverisjen e pushtetit vendor.

SHKARKO APP