Viktor Tusha takim me sportistët: Shumë shpejt do ndërtojmë pallatin e sportit

Kandidati i majtë, për bashkinë e Lezhës siguroi sportistët se gjatë mandatit të tij të ri do të ndërtohet pallati i sportit, si një vend ku mund të ushtrohen të gjitha disiplinat. Viktor Tushaj tha se bashkia e Lezhës ka edhe mbështetjen e qeverisë.

Kandidati i ASHE-së për Lezhën Viktor Tushaj u dha garanci sportistëve, se do t’i japë vëmendjen e duhur sportit. Tushaj tha se shumë shpejt do të behet i mundur ndertimi i pallatit të sportit, si dhe do të ketë mbeshtetje financiare për të gjitha disiplinat e sportit.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli e cilësoi sfidë të qeverisë mbështetjen për sportin.

‘”Mbështetja ndaj sportit mbetet nje sfidë e qeverisë shqiptare, por edhe e pushtetit vendor. Sportit i ka hyrë në hak cdo qeveri deri më sot, por situata do të ndryshojë pas 21 qershorit. Bashkia do të marrë kompetenca më të mëdha dhe do të jetë më afër sportit dhe talenteve të reja që meritojnë mbeshtetjen dhe vëmendjen tonë.”

Viron Bezhani kryetar i Komitetit Olimpik Shqiptar kërkoi mbështetjen e sportistëve për kandidatin Viktor Tushaj dhe siguroi krijimin e infrastruktures se nevojshme për ta pas 21 qershorit.

SHKARKO APP