Viktor Tushaj: Infrastruktura dhe shërbimet në funksion të të verbëve

Gjatë tetë viteve në krye të bashkisë kandidati Viktor Tushaj, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë përmirësimit të infrastrukturës dhe mbi të gjitha krijimit të infrastrukturave të posaçme për personat e verbër apo të tjerë me aftësi ndryshe. Një fakt të tillë kandidati i ASHE për bashkinë, e theksoi gjatë një takimi që zhvilloi me personat me aftësi të kufizuar, shikimin, ku kërkoi besimin e tyre për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ndërsa iu premtoi realizimin e të gjithë atyre pritshmërive që ata kanë. Sipas Tushaj realizimi i gjithë atyre projekteve madhore, është i vështire për tu perceptuar nga kjo kategori, për shkak të asaj paaftësie që kanë. Ndërkohë ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e patur ndër vite me shoqatën e të verbërve. Ndërkohë personat me aftësi të kufizuar shikimin, patën mundësinë të ngrenë disa problematika, të cilat ja dhanë të shkruara edhe kandidatit Viktor Tushaj, i cili u premtoi se do ti vinte në rrugën e zgjidhjes. Ndër problematikat me të cilat ata përballen nuk është vetëm mungesa e infrastrukturës, por edhe mungesa e energjisë elektrike shpesh herë në familjet e tyre, problemet që hasin në transportin publik, mungesa e një hapësirë me standardet e duhura ku ata të zhvillojnë takimet apo aktivitetet e tyre etj. Tushaj i garantoi se pas 21 qershorit përveç një ambjenti më të përshtatshëm për ta do të ketë edhe një standard të ri shërbimesh që nuk i vënë në vështirësi, përkundrazi ua lehtësojnë lëvizjen e tyre.

SHKARKO APP