Viktor Tushaj: PD po terrorizon dhe po tenton të blejë lezhjanët

 

Kandidati i ASHE për bashkinë e Lezhës ka dënuar incidentin e një dite më parë në fshatin Rrilë, ku disa persona nga një makinë kanë qëlluar me armë në ajër pranë makinës ku udhëtonte Monika Kryemadhi me anëtarë të shtabit elektoral dhe vajzën e saj Bora.

Në një lidhje telefonike për Ora Neës, Viktor Tushaj tha se kjo nuk është hera e parë që deputeti Bumçi bëhet pjesë e të tilla incidenteve.

Sipas tij kjo është shprehje e panikut të humbjes që ka kapur demokratët.

Tushaj: “Nuk është hera e parë që deputeti i Partisë Demokratike dhe kryetari i Shtabit Elektoral të kundërshtarit bëhet pjesë e këtyre incidenteve jo të vogla. Ka disa ditë që po përpiqen përmes intimidimeve të ndryshme, përmes përfshirjes në të gjithë atë platformën e tyre, në stafet e tyre, njerëz me preçedent penalë, po përpiqen të krijojnë panik tek njerëzit sepse e kanë kuptuar që humbja është pranë tyre.Incidenti i mbrëmshëm, ku gjuhet me armë pas një takimi elektoral të zonjës. Kryemadhi në fshatin Rrilë besoj se është shprehje e atij paniku që po përpiqen të ndotin këtë proçes të jashtëzakonshëm.

Tushaj akuzoi se PD se po terrorizon banorët e Lezhës, ndërsa tha se ka prova për tentativa të blerjes së votës të cilat do ti denoncojë në vijim.

Tushaj: “Ne mbrëmë kemi bërë denoncimet tona, jo vetëm të këtij rasti por dhe rasteve të mëparshme. Policia po vijon zbardhjen e kësaj ngjarje. Janë pyetur shumë persona. Por ajo që është e rëndësishme është përfshirja e deputetit, kandidatit, e njerëzve të tij në këtë ngjarje. Përpjekja për të ndotur. Duan të spostojnë vëmendjen tek incidente të tilla dhe pastaj të bëjnë atë çfarë janë mësuar në harkun e këtyre 25 viteve. Autokolonat e tyre vrapojnë nga fshati në fshat për të bërë të mundur jo vetëm frikësimin e njerëzve, por edhe atë çfarë akuzojnë të tjerët, blerjen e votës. Kemi fakte dhe shumë shpejt do ti denoncojmë.

Ne kemi inkurajuar policinë por u kemi bërë thirrje të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë që të jenë shumë më prezent për të bërë të mundur që dita e nesërme të jetë një ditë e qetë për qytetarët e Lezhës, që tashmë e kanë përcaktuar verdiktin e votës. Nuk mund ta ndryshojë Aldo Bumçi as me makinën e tij, as me shoferët e tij, as me njerëzit e inkriminuar që ka rreth vetes. Ne kemi bërë një fushatë model”.

 

SHKARKO APP