Viktor Tushaj, takim me banoret e fshatit Grash: Zhvillimi i zonës nis më 22 qershor

 

Kandidati I mazhorancës për bashkinë e Lezhës është pritur me një entuziazëm ndryshe nga takimet e tjera në fshatin e tij të lindjes, në Grash të Zadrimës. Në takimin me banorët, Kandidati Tushaj pranoi se situata në këtë fshat është tejet e vështirë dhe se nevoja për ndërhyrje është imediate.

“Gjëndja e shkollës është e mjeruar, qëndra shëndetsore është në funksionet minimale, infrastruktura lë shumë për të dëshiruar, ndërsa uji i pijshëm mungon totalisht,- tha ndër të tjera Tushaj, teksa garantoi banorët se nëse do të ketë mbështetjen e tyre, standarti i këtyre shërbimeve do të ndryshojë totalisht.

“Kundërshtari im politik merret me investimet që kemi bërë në qytet, e me të cilat krenohet gjithë Lezha, por unë nuk kandidoj me kundërshtarin por me qytetarët, që të jemë pranë halleve dhe problemeve të tyre, dhe të jap kontributin tim për zhvillimin e Grashit dhe çdo zone tjetër që vuan pasojat e sistemit të tranzicionit, tha Kandidati Tushaj.

E pranishme në mbështetje të kandidatit Tushaj, ishte edhe deputetja e LSI për Lezhën, znj. Monika Kryemadhi. Ajo iu ka parashtruar banorëve të Grashit dy alternativa, njëra e atij që nuk ofron asgjë për qytetarët, por që mendon për mireqenien e tij vetiake, e ndërsa tjetra është Viktori, i cili ka dëshmuar vizionin dhe strategjinë e tij, që do ta shtrijënë gjithë territorin e bashkisë së madhe.

Sipas saj kandidati tjetër, për 12 vite nuk ka bërë asnjë investim në komunën e Shënkollit, e ndërsa pikërisht tani ka nisur të shtrojë copëza rrugësh, që nuk të çojnë askund.

Takimi ka vijuar në formë bashkëbisedimi ku banorët e kësaj zone kanë mundur të shprehin problemet e tyre, ndërsa morën garancinë e Kandidatit Viktor Tushaj, nëse do të ketë votbesimin e tyre do të nisë startimin e projekteve me 22 qershor, në mënyrë që fshati Grash të nisë të marrë gjallërinë e munguar.

SHKARKO APP