Viktor Tushaj, takim me Shoqatën Lezha

 

Emigrantët janë ata të cilët i vënë re më së miri ndryshimet dhe zhvillimet që qyteti I Lezhës po pëson Dita-Ditës. Gjatë një takimi me Shoqatën Lezha, kandidati Viktor Tushaj mori besimin e banorëve më të vjetër të qytetit, një pjesë e të cilëve emigruan në vitet e para të tranzicionit në kërkim të një jete më të mirë, e që sot po rikthehen krenar për ndryshimet positive që Lezha po pëson.

Mes emocionesh një emigrant i rikthyer tashmë, tregon eksperiencën e tij dhe ndryshimet e hasura vit pas viti, standardet e reja të shërbimeve të vendosura që nuk dallojnë shumë nga standardet që ishin në vendin  ku punoi dhe jetoi për vite me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidati Viktor Tushaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha se Lezha ka pësuar ndryshime rrënjësore  dhe se rritja demografike e këtij qyteti  I dedikohet kryesisht lezhjanëve të vjetër të cilët me tolerancën dhe kulturën që I karakterizon, ditën të mirëpresin dhe të integrojnë të ardhurit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është kënaqësi të kontaktosh e të bisedosh me ju, pasi kush më mirë se ju e kupton përpjekjen për ta transformuar qytetin, theksoi më tej Tushaj.

Sipas tij Lezha është në Drejtimin e Duhur për shkak të atyre investimeve që kemi bërë në Shkolla, në infrastrukturë, në ujësjellës dhe shërbime të tjera në favor të qytetarëve. Historia tre mijë vjecare e Lezhës, me resurset e shumta historike dhe natyrore, nuk mund të udhëtonte më me mungesën e investimeve, -tha ndër të tjera Kandidati Viktor Tushaj.

Ndërkohë e pranishme në mbështetje të z. Tushaj, ishte edhe Ministrja Mimi Kodheli, e cila ngriti në piedestal vlerat e qytetarëve të vjetër lezhjanë të cilët mikpritën dhe i integruan familjet e shumta të ardhura nga zonat e thella veriore dhe jo vetëm.

Ministrja e mbrojtjes shprehu besimin se lezhjanet e vjeter do të dinë të zgjedhin alternativën më të mirë për qeverisjen e bashkisë së madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?