Vila e Enverit hapet për publikun

Pas BunkArt dhe Shtëpisë me Gjethe, për publikun do të hapet edhe vila e ish-diktatorit Enver Hoxha qe ndodhet në zonën e ish-Bllokut.

Lajmin e bëri publik kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë dëgjesës publike që zhvilloi për planin urbanistik të Tiranës.

“Një nga projektet e afërta kulturore të Bashkisë Tiranë është edhe hapja e vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish-bllokut. Do shfrytëzojmë disa hapsira që më parë kanë qenë tabu”, tha Veliaj.

SHKARKO APP