“Vila e sat ëme”, Mustafa Nano: Ja pse shpërtheva ndaj Gazment Bardhit

Javën e kaluar, drejtuesi i “Provokacija”, Mustafa Nano, gjatë emisionit “Opinion” në TV Klan u përfshi në një debat me ish-ministrin teknik të Drejtësisë, Gazment Bardhi, ku pati edhe një shpërthim sipas tij.

Nano dje gjatë emisionit, sqaroi se reagoi për shkak se ndaj tij ishte thënë një shpifje por njerëzit po e marrnin si një reagim mbi bazën e emocioneve politike.

“Mua më ka ndodhur një histori kohët e fundit në “Opinion”. Pata një debat me dikë. Edhe kam vënë re shumë diskutime. Unë pata një shpërthim”, tha Nano.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij “në fakt, ato janë brenda natyrës time. E kanë ndjekur të gjithë edhe unë nuk është se jam krenar për këto shpërthime mirëpo u ndodha përballë një shpifje edhe shpërtheva. Mirëpo njerëzit po më marrin si njeri që kam reaguar mbi bazën e emocioneve politike. Unë thjesht reagova ndaj një shpifjeje, prandaj po e bëj këtë saktësim. Një person që mendon ndryshe nga unë dhe e kam përballë, mund të thojë ça të dojë dhe unë merrem vetëm me fjalët që thotë ai, që nxjerr nga goja dhe nuk më intereson fare biografia e tij. Kështu që ky ishte një saktësim që doja të bëja për veten”.

Swiss Digital Mobile Reklama
ARGUMENT KRRIC - VILAT E MIA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?