Vili Minarolli: Nuk merret integrimi Europian me lëpirje dhe darovitje ambasadorësh në Tiranë

Dr. Vili Minarolli, ish-ambasador ka reaguar pas pyetjeve publike që Presidenti i Republikës Ilir Meta i drejtoi ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca. Dr. Minarolli e përshëndet Presidentin e Shqipërisë Vili Minarolli duke thënë se i tregoi vendin që i takon ambasadorit të BE-në në Tiranë, por fajin e kemi vetë ne, që i kemi vënë ambasadorët në rolin e Guvernatorit të vendit. Dr. Minaroli shkruan se integrimi në BE nuk merret me lëpirje dhe darovitje ambasadorësh në Tiranë. Dr. Vili Minarolli shkruan: Fatkeqësisht e kemi vënë ne në rolin e guvernatorit të vendit.E përshendes Presidentin e Republikës që më në fund i tregoi vendin. Ai, Soreca si ambasador është këtu të shikojë dhe të raportojë në zyrën që e ka emëruar. Ata të gjithë punojnë me standarte të dyfishta. Të tregojmë se jemi vend i pavarur dhe ju siguroj se duke iu lëpirë këtyre që për shtetin dhe sovranitetin e vendit nuk kanë asnjë vlerë. Nuk merret integrimi me lëpirje dhe dorovitje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?