”Vini maskat”/ Basha në Shkodër: Më 25 prill mposhtim Covid-in e madh (Rama). Qytetari: Të hangsha zemrën

Kreu i PD-së, Luzim Basha ndodhet në Shkodër, ku pritja nga ana e qytetarëve është e madhe, ndaj dhe Basha bëri shpesh thirrje për distancë dhe për vënien e maskave.

Biseda e Bashës me qytetarët

Lulzim Basha: Ju lus, ju lus, merrni masat e distancës dhe maskat për pandeminë.

Qytetarë: Jo, jo, jooo.

Lulzim Basha: Po, poo.

Qytetarë: Rama ik, Rama ik, Rama ik.

Lulzim Basha: Se më 25 prill do të mposhtim fillimisht Covidin e madh e më pas virusin.

Qytetari: Të hëngsha zemrën, të falat të gjithëve.

Lulzim Basha: Si jeni?

Studentja: Unë jam Elizabeta, unë jam studente në universitetin e Arteve, studioj për pedagogji dhe kam një problematikë. Janë tarifat shumë të larta.

Lulzim Basha: E para e punës, më bëhet qejfi që bisedën e parë që po e zhvilloj në Shkodër e bëj me një student të arteve.

Studentja: Falimners.

Lulzim Basha: Falimners ty. Ne kemi thënë se të gjithë ata fëmijë që vijnë nga familje me të ardhura poshtë 64 mijë lekëve, do ta heqim tarifën. Është fare e thjeshtë. Nuk do të ketë bir shkodrani që do të mbesë pa shkollë nga pamundësia ekonomike. Problemin e dinë të gjithë, pyesin ku shkojnë lekët. Lekët shkojnë atje ku dihet, por së pari duhet të largojmë të keqen. Përsërit të njëjtat premtime boshe. Tani që i ka ardhur fundi përsërit prapër premtime boshe.

Qytetarët: Bravooo, fitore, fitore.

SHKARKO APP