Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, 4 në pranga

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive nëpërmjet celularëve në lokal.

Të arrestuarit janë të moshave 29, 31, 32 dhe 35 vjeç. Ata u konstatuan në një lokal në Vaqarr, në celularët e të cilëve, shërbimet e policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Just”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit E. M., 35 vjeç, A. K., 31 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vaqarr, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?