Vinin për në Shqipëri, dogana greke bllokon kamionin me 10 mijë maska mbrojtëse

Autoriteti doganor grek, ndaloi ditën e djeshme dhe në vazhdim sekuestroi një sasi prej më shumë se 10.000 maska mbrojtëse kundër Covid 19 me destinacion Shqipërinë.

Sasia e  maskave ishte ngarkuar në një kompani greke( Sarantis Eebe) dhe sapo kamioni u paraqit në doganën e Pireut, për të kryer procedurat doganore, kjo e fundit, njoftoi kompaninë  eksportuese  greke , se me urdhër të veçantë është ndaluar eksporti i maskave dhe dizifektantëve, me destinacion vendet e treta, raporton Top Channel.

Për më tepër, drejtuesit e  kompanisë greke, u shokuan kur dogana i njoftoi se kjo sasi, por edhe sasi të tjera që mund të ndodhen në depot e saj, do të bllokohen në magazinë dhe rekuizohen për llogari të shteti grek.

Dogana sqaroi se rekuizimi parashikon bllokim ,dhe kalimin e sasisë në favor të ministrisë  së emergjencave civile,e cila do t’i shpërndajë ato nëpër spitale,farmaci ose kudo nevojiten, kundrejt pagesës,plus fitimin e parashikuar nga ligji i përfitimeve për kompanitë prodhuese.(3-7%)

Skandali shtohet edhe më tepër,mbas denoncimit të shumë kompanive që importojnë maska dhe dizifektantë, të cilët denoncojnë sekuestrim të menjëhershëm në doganë, të 30%të sasisë së këtyre materialeve,sapo ato hyjnë në territorin grek, çka ka sjellë shumë ankesa për këtë sjellje te pa precendente te autoriteteve doganore greke.

Top Channel

SHKARKO APP