Vinte baste sportive, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Një 22 vjeçar është arrestuar në Shkodër gjatë një kontrolli për goditjen e aktivitetit të lojërave të fatit si dhe një shtetas tjetër është shpallur në kërkim.

Policia e Shkodrës bën me dije se u arrestua për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, shtetasi me iniciale A. Xh., 22 vjeç i cili punonte si banakier, si dhe është shpallur në kërkim pronari i lokalit, shtetasi me iniciale N.XH 30 vjeç.

Policia gjeti në celularin e 22-vjeçarit aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. Xh. dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?