Virologu gjerman: Me Covid-19 do të bashkëjetojmë deri në vitin…

Covid-19 ka ndryshuar gjithça dhe ky virus vdekjeprurës vendos në një farë mënyre sesi do të bashkëjetojmë. Kur të gjithë duan një lajm të mirë, një virolog gjerman thotë se njerëzit duhet të mësohen të bashkëjetojnë me Covid-19 edhe 3 vite të tjerë. Hendrik Streeck, thotë se publiku do të dëgjojë shpesh për shtim rastesh në zona të ndryshme të shtetit ku jetojnë deri në vitin 2023.

“Do të jemi duke luftuar me Covid-19 edhe në vitin 2023. Njerëzit duhet të mësohen me këtë. Virusi nuk do të zhduket, është bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Do të jetë me ne edhe për 3 vite të tjerë dhe ne duhet të gjejmë mënyrën për të bashkëjetuar me të. Është shumë e rëndësishme që të ndalojmë eventet e mëdha që krijojnë vatra infeksioni”.

Shkencëtari nga ana tjetër, tha se vaksina mund të zbulohet por ka dyshime mbi shpejtësinë e efikasitetit të saj. “Vaksina mund të jetë zgjidhja, por nuk e dimë ende”. Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar të paktën 875 703 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare. Më shumë se 26 671 700 raste me Covid-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 17 496 300 konsiderohen si të shëruar.

SHKARKO APP