Virozat e stinës mbushin spitalet

Virozat e stinës, shpeshherë ngatërrohen dhe me shenjat e Covid 19. Megjithatë mjekët thonë se janë dy viruse të ndryshme.

Viti i ri i ka gjetur spitalet e vendit plot me pacientë, që kërkojnë të marrin një mjekim më të specializuar. Shkak për fluksin e lartë të pacientëve drejt spitaleve dhe qëndrave shëndetësore, janë bërë virozat e stinës.

Mesatarisht në urgjencën e QSUT, vijnë rreth 245 të sëmurë në ditë, që kërkojnë ndihmën e buzave të bardha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Burrin nuk mbushej me frymë, e dërgoi doktori i Himarës në Vlorë që të bëj disa ilaçe, ata të Vlorës e dërguan këtu, thoshin që ishte zemra, tani doli mirë”, deklaroi një qytetare nga ambientet e jashtme të spitalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjekët u bëjnë thirrje pacientëve, që të mos drejtohen të gjithë në urgjencë, por të marrim trajtim në qëndrat shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?