“Virusi ka hyrë në biznese dhe institucione, shtohen të shtruarit”
ISHP ka konfirmuar 48 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 1.464 numrin total të të prekurve që prej fillimit të pandemisë.
Kjo është shifra më e lartë e rasteve pozitive brenda ditës e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë.
Sipas ISHP, gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 24 raste në Tiranë, 8 raste në Krujë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 në Lezhë, 2 në Pukë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Kamzë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar.
Por vijon të ketë shtrime të reja në Spitalin Infektiv. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
“Ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime,” deklaroi ISHP.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë- 220
Shkodër- 45
Krujë- 40
Kamëz- 26
Durrës-19
Pukë-9
Lushnje-6
Vlorë-6
Elbasan-4
Lezhë-3
Fier-3
Tropojë-2
Korçë-1
Librazhd-1
Mallakastër-1
Berat-1
Ura Vajgurore-1
Gjirokastër-1