Virusi kinez, Manastirliu: Kontrolle të rrepta në kufi! Risku është i ulët, por kemi bërë gati karantinën
Në seancën e sotme plenare socialistët kërkuan një interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë për masat që janë marrë nga Shqipëria për virusin që ka shkaktuar deri tani mbi 360 të vdekur dhe mijëra të infektuar. Ministrja Manstirliu u shpreh se janë marrë masat në cdo pikë hyrëse të vendit, po ashtu edhe për përgatitjen e karantinës nëse do të ketë raste. Ajo qetësoi opinionin kur tha se Shqipëria është me risk të ulët për t’u prekur.
“Kam ngritur Task Forcës me 24 ekspertë. Kam ngritur Komitetin Teknik për përgatitjen për marrjen e masave. Kemi formuar survejancën, të rasteve me vështirësi respiratore. Kemi trajtuar mbi 100 punonjës për ndjekjen e kontakteve, në nivel kufitar, për parandalimin e infeksionit. Janë përforcuar masat në kufi me kontrolle. Është hartuar protokolli për rastet e dyshuara, po ashtu algoritmi i pritjes. Kemi përcaktuar strukturën që do të shërbejë si karantinë, është gati edhe ekipet që do të shërbejnë në këto struktura, ndërkohë që po kryejnë trajnimet përkatëse.Janë përgatitur dhoma të veçanta për qëndrimin e të dyshuarve nëse do të të ketë.
Rastet nëse ka do të menaxhohen nga QSUT-ja, janë përcaktuar bosket. Shqipëria ka risk të ulët për infektim. Ka risk të moderuar për transmetimin e rasteve për importim. Karantina, është një strukturë që do ta vendosim në dispozicion nëse do të gjykohet e nevojshme. Apeloj për mbështetjen për mbështetjen e qeverisë nga parlamenti. Përsa i përket medieve, OBSH-ja na ka paraprirë duke na vendosur një element të rëndësishëm. Është e mira t’i referohemi vetëm të dhënave zyrtare” tha ministrja.