Virusi kinez në Shqipëri/Ministria: Jo panik, 29 rastet dolën negativë

Eugena Tomini, përfaqësuese e Task-Forcës për virusin kinez, tha se janë testuar 3 raste të dyshuara, por rezultuan negative. Deri më tani sipas saj, numri i personave të testuar në vendin tonë shkon në 29.

Ministria i bën thirrje personave që kanë udhëtuar në zonat e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë, ose të telefonojnë në numrin 127 për të treguar nëse kanë apo jo shenja të virusit, apo nëse kanë pasur kontakt me persona të prekur.

“3 raste kanë rezultuar negativ. Janë testuar 29 raste të cilat kanë rezultuar negativë. Po kryhet monitorimi për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri. Ata që kanë ardhur nga rajonet e prekura të vetëkarantnohen për 14 ditë. Qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e preukura të telefojnë në numrin 127, për të treguar nëse kanë shenja të koronavirusit apo nëse kanë pasur kontakte me persona të prekur”.

SHKARKO APP